.

Kryemadhi gjuajti me këpucë Ramën, vjen reagimi nga Ruçi: Kam 27 vjet në kuvend dhe s’ka ndodhur kurrë që…

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka reaguar për situatën kaotike dhe dhunën në Kuvend teksa votohej për kryeprokuroren e përkohshme të vendit, duke e cilësuar të paprecedentë atë që ndodhi.
“Kam 27 vjet deputet në këtë Kuvend, edhe në rolin e opozitës, shumë gjëra kanë ndodhur por tre gjera nuk kanë ndodhur: E para, asnjë nuk ka tentuar që tubuesit ti kundërvihen policisë për të uzurpuar parlamentin, së dyti në asnjë rast nuk ka ndodhur që parlamentarët në seancë të përdorin mjete të forta, tymuese dhe këpucë ndaj kabinetit dhe së treti nuk ka ndodhur kurrë dhunë ndaj deputetëve për tu privuar të drejtat si parlamentarë për tu rrëmbyer kartat elektronike për të mos lejuar të ushtrojnë të drejtën për të votuar”- tha sot Ruci, teksa ishte në konferencë shtypi me homologun e Maqedonisë.
Ruçi ka deklaruar se votimi për kryeprokuroren është tërësisht i vlefshëm dhe i rregullt.

“Në votim morën pjesë 73 deputetë, 69 pro, dy kundër, dy abstenim, nuk votuan tre deputete nuk kishin me se të votonin, iu morën kartat, në media është deklaruar se kandidatja për prokurore kishte suport të Felajt dhe zotit Manja, këta nuk kanë votuar, a është normale kjo, që dy deputeteve që ishin firmëtarë të kandidatit nuk patën mundësinë të votonin. Tre nuk votuan, dy përdorën kartat e kolegëve të krahut të djathtë, nuk janë anonimë janë konkretë dhe këtë e kanë deklaruar edhe kanë depozituar në sekretarinë e votimit deklaratë me shkrim që kemi përdorur këtë kartë pasi iu privua e drejta e ushtrimit të së drejtës përmes kartës. Votimi krejt normal dhe në fakt do kishit numëruar 72 vota pro”- tha Ruçi.