.

Dhunohen kishat në Korçë, tentohet grabitja e tyre

Kishat në qytetin e Korçës kanë rënë sërish pre e dhunimit nga vandalet. Kisha e Shën Marisë dhe Shën Gjergji janë dhunuar gjatë natës dhe është tentuar të vidhen nga paraklisi i objekteve të kultit, të gjithë të hollat që qytetarët hedhin aty për bamirësi.

Vandalet e kanë thyer vendin ku mbahen të hollat por nuk kanë arritur të marrin paratë që gjendeshin aty. Kujdestari i kishës i bën thirrje policisë të identifikojë autorët, pasi është e pafalshme që kishat të dhunohen vazhdimisht.

Mesa duket vandalët nuk kursejnë dhunimin e objekteve të kultit në këto prag festash. Pak ditë më parë një tjetër kishë u dëmtua me synimin për të grabitur shumat e parave.