.

Surpriza e madhe e Elhaida Danit për fundvit, ja si do e shihni

Elhaida Dani u përfaqësua denjësisht në ‘’Kënga Magjike’’ me një baladë në titullin ‘’E ngrirë’’, por që nuk mundi të merrte më shumë sesa vendi i dytë. Vetëm pak orë pas përfundimit të ‘’Këngës Magjike’’ ajo prezantoi pra publikut ‘’Amazing’’, version anglisht të së njëjtës këngës. Por duket se planet dhe prurjet muzikore të Elhaidës për këtë vit nuk kanë mbaruar.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka bërë publik faktin se do të prezantojë tre këngë të reja si një përshëndetje për festat e fundvitit. ‘’Në ditët në vazhdim do publikojmë më në fund surprizën për të cilën kam folur …! 3 këngë origjinale nga unë për festat e fundvitit!,”- shkruan ajo në rrjetet sociale.