.

Fjolla Morina në një lidhje të re?

Ndonëse është përfolur për një histori të re dashurie, këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina nuk ka bërë ende publik të dashurin. Megjithatë ajo nuk ngurron të tregojë suprizat romantike që ai i bën.
Ajo është nënë e dy vajzave, me baba të ndryshëm.E diskutuar shumë në media për marrëdhëniet me meshkujt, Fjolla ka arritur gjithnjë ta fsheh mirë jetën e saj private ashtu sic bëri edhe me lidhjen e saj 2 vjecare me biznesmenin Flamur Azemin.
Ajo ende nuk ka preferuar të flasë, por duket se i dashuri i saj e vlerëson shumë. Fjolla është shfaqur së fundmi me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, suprizë që e ka gëzuar pa masë këngëtaren.