.

Angela Martini i jep fund beqarisë, martohet e veshur me të zeza

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, e cila e ka zhvilluar karrierën e saj kryesisht në SHBA ka dhënë një lajm për ndjekësit e saj të instagramit.
Aajo ka njoftuar se i ka dhënë fund beqarisë pas një lidhje disa vjeçare duke ndarë dhe foto nga dasma.

“Sapo u martova natën e kaluar me njeriun e ëndrrave të mia! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë të jetojmë ashtu siç duam,”shkruan Anxhela.

Modelja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu. Prej vitesh jetojnë në Las Vegas të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga fotot duket se çifti është shumë i lumtur pas martesës,por ajo që të bën më shumë përshtypje është se Angela ka zgjedhur një fustan të zi dhe transparent.