.

Zbulohen sms e biznesmenit Sota me gruan e Saimir Tahirit, ndërhyrje në tenderat e Ministrisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin në masës të sigurisë ndaj Saimir Tahirit.

Gjykata urdhëron që Saimir Tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda.
Ndaj Sajmir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione what’s up që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Saimir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme.

Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij.Shqiptarja.com