.

Shtohen dhe 3 dokumente biznesi që merren online, Rama: Kursim kohe dhe parash

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka nënvizuar rolin e portalit e-Albania kursimin e kohës dhe parave të qytetarëve.

Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se “vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi”.

Kreu i qeverisë gjithashtu njofton se duke filluar nga 15 dhjetori, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania: · Ekstrakt i thjeshtë · Ekstrakt historik · Certifikata e regjistrimit (NUIS)

Statusi i plotë

Miremengjes dhe me këtë informacion për kohën dhe paratë e kursyera qytetarëve përmes lehtësimit të ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës, ju uroj një ditë të mbarë

Vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi. Shumë shërbime publike të portalit e-Albania tashmë do të ofrohen në çdo zyrë noterie dhe filiali të Postës Shqiptare pranë suaj, pa patur nevojë të shkoni në sportelet përkatëse.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 26 dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t’i shtohen edhe 3 dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania:

· Ekstrakt i thjeshtë
· Ekstrakt historik
· Certifikata e regjistrimit (NUIS)  video