.

Rama thirrje tjetër Bashës: Vendos dialogun mbi çdo mjet tjetër

Ditën e sotme ambasadori Donald Lu bëri thirrje që palët politike opozita dhe mazhoranca të gjenin gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha për dialog, ashtu siç kërkoi më herët edhe ambasadori Donald Lu.

Me anë të një mesazhi të shkurtër në Twitter, Rama i drejtohet sërish kreut të PD-së dhe e fton të mos ketë frikë nga drejtësia, të vendosë dialogun mbi çdo mjet tjetër politik.