.

Mesazhi i ambasadorit Lu për kryeprokurorin, reagon LSI: Kompromisi që zhbën kushtetutën, nuk mund të jetë pazar i radhës.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së Donald Lu.
Vasili ka theksuar se reforma në drejtësi mund të ecë përpara vetëm duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin. .Mes të tjerash ai komentoi edhe thirrjen e Lu-së për konsensus politik, ndërsa shtoi se kompromisi që zhbën kushtetutën, nuk mund të jetë pazar i radhës.
MESAZHI I VASILIT
Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.
Kjo na duhet!
Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht.
Ky nuk na duhet !