.

Shpërthim me bombë në New York, dyshohet për sulm terrorist

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në terminalin e autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara, vetëm disa blloqe larg sheshit të njohur Times Square në Nju Jork.
“NYPD është duke iu përgjigjur raporteve të një shpërthimi me origjinë të panjohur në Rrugën 42 dhe Ave 8, #Manhattan”, bën me dije departamenti i policisë në Nju York.

“Linja A, C dhe E po evakuohen tani. Informacioni është paraprak”. Autoriteti Portual është terminali më i madh i autobusëve në SHBA, dhe u shërben më shumë se 65 milionë njerëzve në vit.
Nga ngjarja kanë mbetur të lënduar disa persona po ende informacioni është paraprak.Megjithatë mediat amerikane shkruajnë se ka shumë mundësi të ketë qenë një sulm terrorist.