.

Sherr në Komision/Noka shpërthen ndaj PS: “Nuk ma nderpret dot fjalën Edi Rama, jo më Salmonela”

Mbledhja e komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate të shumta mes deputetit demokrat Falmur Noka dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj. Shkak i përplasjes së tyre është bërë situata e përmbytjeve dhe dëmshpërblimi i të dëmtuarve.

Ndërsa një prej truprojave të sigurisë ka kërkuar të nxjerrë kamerat jashtë, Noka ka treguar ‘forcën’ duke thënë se nuk e ndalon dot Rama jo më kryetarja e komisionit Ermonela Felaj, të cilës i ka ndryshuar emrin.

“Erdhëm këtu në respekt të qytetarëve në respekt të banorëve. Nëse do ishte shtet normal duhet të kishte një kryetar të shtabit të emergjencave. Kjo është një nga gjëmat që ka bërë qeveria e timonierit. Pse nuk dhe asnjë shifër për përmbytjet. 3 qarqe nën ujë. Nuk u shpall gjendja e emergjencës. Pasi duhet të vlerësohej dëmi një për një i banesave dhe duhet të dëmshpërbleheshin. Qytetarët nuk janë dëmshpërblyer ende për 2015. Të vetmit që kanë qëndruar në krah të banorëve kanë qenë ushtarakët megjithëse nuk është detyra e tyre parësore. Qeveria shkonte thjesht për fasadë. Lali eri lëshoi rezervuarët dhe dolën peshqit prandaj u përmbyt autostrada. Njerëzit te City Park qeveria u ka thënë mos dilnit por rrinit në shtëpi kur telefononin për ndihmë”, deklaroi Noka.

Më pas Partia Socialiste ka braktisur komisionin. “Ju i keni futur gishtin qytetarëve dhe nuk i dëmshpërbleni. Ajo që po shohim është e turpshme dhe është e neveritshme. I shikoni këta? Fjalën s’ma ndalon dot mua jo kjo Salmonela, por askush. O çun kush të tha largohu, po dilke ti aty me i tregu atyre. Këtu s’më del as Rama jo më ti”, vijoi Noka.