.

Nusja e nipit nxjerr foton e rrallë të Enver Hoxhës

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta duket se ka hapur arkivat e familjes dhe ka nxjerrë që aty një foto të rrallë.

Në profilin e saj në Instagram ajo poston një foto të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha që ndodhet ende në burg si pjesë e dosjes Xibraka.
Ermal Hoxha, Enveri

Në foton e shkrepur kur Ermali ishte fëmijë, ai shfaqet tejet i lumtur teksa qëndron në prehrin e gjyshit të tij, diktatorit Enver Hoxha.

Këngëtarja ka shkruar poshtë fotos se nuk është hedhur me qëllime politike por ajo gjithmonë e ka pranuar hapur historinë që fshihet pas familjes Hoxha.

Kujtojmë se Ermali është fëmija i parë i Ilir Hoxhës, djalit të madh të Enver e Nexhmije Hoxhës./360grade.al/