.

Mehdi Malka dhe Aurela Hoxha largohen nga ‘Dance with me’’, ja arsyeja pse e lanë garën në mes

Mehdi Malka pësoi një ndërlikim në gju gjatë provave të spektaklit. Ai vazhdoi edhe për disa javë të kërcente, edhe pse e kishte këmbën të sëmurë.

Por këtë të hënë ai dhe Aurela nuk kanë mundur të shfaqen në skenë pasi Mehdiu i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në gju.

Edhe Aurela Hoxha është tërhequr nga spektakli pasi nuk ka pranuar të garojë e vetme.