.

Kryeprokurori i ri, ja kush është kandidati që burgosi ish ministrin

Megjithëse palët nuk kanë rënë ende dakord për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, kanë nisur lëvizjet e para nga prokurorët për të kandiduar në postin e prokurorit të përgjithshëm.
Mësohet se ish-kryeprokurori i Beratit, Xhemal Saliaj ka dorëzuar dosjen e tij për të zëvendësuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. Saliaj mësohet të ketë shërbyer në Berat për 10 vite deri në vitin 2012 , ndërsa vijon punën si prokuror në shkallën e parë në qytetin e Vlorës prej 5 vitesh.

Saliaj njifet si njeriu që burgosi ish ministrin Kosta Barka për akuzën e abuzimeve me projektet ndërkohë që nuk ka qën i lakuar më parë negativisht.