.

Kryeprokurori, Rama i bën apel Bashës: Merr përgjegjësinë e opozitës në drejtimin e duhur

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka bërë sërish një ftesë opozitës për zgjedhje të përbashkët të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Kjo, sipas kryeministrit, mund të jetë një pikënisje e paktit të përbashkët për atë që shqiptarët duan më shumë, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

I lutem shumë Lulzim Bashës, ta dëgjojë këtë mesazh dhe të marrë përgjegjësinë e opozitës në drejtimin e duhur që është drejtimi i çeljes së egociatave për anëtarësim”.

Ky ishte apeli i kryeministrit Edi Rama drejtuar shefit të opozitës, Lulzim Basha për zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur kreun e ri të organit të akuzës, por kërkon bashkëpunimin e opozitës për një pakt edhe për çeljen e negociatave me BE-në. Sipas Ramës, Shqipëria është shumë pranë negociatave dhe zgjedhja e kryeprokurorit do shërbente si një shtysë e fortë në këtë drejtim që është interesi kombëtar.

“Baza ligjore për kruyeprokrurin është e qartë, por për fat të keq ka krijuar sërish një situatë moskuptimi me opozitën, ose nga ana e opoizitës, të cilës unë përfitoj nga rasti t’i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar të Prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim Prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën që të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës, nuk e shfrytëzuam atë mundësi në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar dhe interesi publik.
Sot, përsëri jemi shumica që e shikon këtë çështje jo me syrin e momentit, jo me qëllime të tjera, përpos qëllimit strategjik të vendit tonë që është në radhë të parë i materializuar në çeljen e negociatave me BE. Ky është një moment ku nëse ka vullnet, largpamësi jo vetëm nga ne por edhe nga opozita, ne mund ta shfrytëozjmë si një pikënisje të një procesi bashkëpunimi për të garantuar se Shqipëria, përfaqësuesit e popullit shqiptar në shumicë dhe opozitë, do bëjnë për Shqipërinë gjithçka kanë në dorë për cceljen e negociatave me BE. Jemi më afër se asnjëherë çeljes së negociatave për anëtarësim”, u shpreh Rama, ndërsa iu drejtua me një lutje kreut të opozitës.

“I lutem shumë Lulzim Bashës ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë të gjithë përgjegjësinë e udheheqjes së opozitës në drejtimin e duhur që është çelja e negociatave, janë proces i gjatë, sa më shpejt të celen aq më mirë është dhe për cdo forcë që aspiron të qeverisë këtë vend duke qene sot në opozitë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Shqipëria pranë çeljes së negociatave
Kryeministri Edi Rama ka informuar grupin parlamentar edhe për takimet zhvilluara në Bruksel javën e kaluar. Rama u shpreh se Shqipëria është më afër se asnjëherë çeljes së negociatave.

“6-mujori i parë i vitit që po hyn do të jetë vendimtar për këtë vendim historik që i jep vendin tonë mundësinë të futet në një korsi të re në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne morëm vlerësime shumë inkurajuese, lidhur me ecurinë e vendit tonë në të pesë drejtimet e përcaktuara nga Komisioni Europian si prioritete kyçe për Shqipërinë. Pa diskutim që edhe fillimi i procesit të vettingut me krijimin e institucioneve që do të kryejnë vettingun dhe nisja e zbatimit të ligjit të vettingut, janë një kusht tanimë i plotësuar që në ecurinë e muajve në vijim do japin pa dyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi po dhe vendeve anëtarë të BE drejt një vendimmarrje pozitive”, tha Rama.