.

27 vite nga themelimi i PD, Basha: Forca që ndryshoi Shqipërinë

Partia Demokratike mbush sot 27 vjet nga themelimi i saj. Kreu i PD, Luzim Basha ka uruar të gjithë demokratët me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook.Basha e ka konsideruar PD si forcën politike që ndryshoi jetën e Shqipërisë.

“Forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë”, është shprehur Basha.
Mesazhi i Lulzim Bashës në Facebook:

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1718329751551532/