.

Ministri italian i drejtësisë në Tiranë. A ka lidhje vizita me dosjen “Habilaj”?

Pas Ministrit të Brendshëm të Italisë, Marco Minitti, është rradha e një tjetër Ministri Italian që të vizitojë Tiranën. Bëhet fjalë për Ministrin italian të drejtësisë Andrea Orlando që në Tiranë do të vijë ditën e martë.

Ministri italian pritet të takohet me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj ku do të firmoset edhe një memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë. Memorandumi që do të firmoset do të ketë shumë pika ndër të cilat edhe ndihmën italianë për reformën në drejtësi apo luftën kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët pritet të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat.

Nuk dihet ende nëse çështja “Habilaj” do jetë në fokus të diskutimeve mes dy ministrave, ndërsa Prokuroria shqiptare vijon hetimet për pjesëtarët dhe zyrtarët e përfshirë në këtë grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.