.

Gjendet e vdekur në hotel, këngëtarja vuante nga një tumor në tru dhe epilepsia

Një këngëtare britanike është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit në Katar. Daniella Obeng, 32-vjeç ishte larguar vetëm 6 ditë më parë në Katar.
Mediat angleze thonë se e reja, e cila ishte nënë e një fëmije, prej disa kohësh vuante nga një tumor në tru dhe epilepsia raporton The Mirror.
Autoritetet angleze e cilësuan si të paaftë për punë, kështu që ajo u detyrua të shkojë drejt Katarit, ku gjeti punë si këngëtare në një hotel dhe lidhi një kontratë gjashtë mujore.

Miqtë e saj thanë se ajo ishte e detyruar të kërkonte punë jashtë shtetit pasi përfitimet e saj u prenë. I dashuri i saj thotë se Daniella ishte tepër e talentuar dhe punonte fort.