.

Denoncimi/ Si po përndjek policia të rinjtë të protestuan kundër Ramës (VIDEO)

Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia denoncoi përpjeket e Policisë së Shkodres për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve në protestën e djeshme antiqeveritare.

“I bëj thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut qe ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve te policise te Shkodres, te ndalojne urgjentisht provokime ndaj Shkodres dhe qytetareve te saj.”– tha deputeti Spahia.

Spahia tha se kercenimet dhe tentativat e policise per te intimiduar protestuesit e djeshem nuk trembin askend, përkundrazi ato do te marrin reagimin e qytetareve shkodrane, te cileve po ju mbaron durimi. Gjatë vizites 2-ditore te Rames ne Shkoder nje grup te rinjsh protestuan ndaj tij, por u penguan nga policia. /lapsi.al/