.

“Rudina bëri përzgjedhje të keqe”, reagon moderatorja ndaj Stefi Priftit: Një shpjegim të vogël që të kuptosh mirë

Komentet për “Këngën Magjike” këtë vit kanë qenë të shumta. Mes të ftuarëve ditën e djeshme në emisionin “Rudina” për të folur për këtë spektakël kishte gazetarë, këngëtarë e stilistë; Albina Gjergji, Stela Sallaku, Eni Shehu, Orgesa Zaimi dhe Dasara Karaiskaj, të cilët dhanë përshtypjet e tyre për dy netët gjysmëfinale të Këngës Magjike.

Por Stefi Prifti, pasi ka ndjekur programin e Rudinës me mbresa dhe opinione, nuk ka qenë dakord me këtë përzgjedhje të moderatores. Një panel i tillë, sipas tij, nuk është i drejtë, sepse askush prej tyre nuk ka qenë kritik muzike dhe si i tillë, i padenjë për të dhënë kritika për një festival kënge.

Status i Stefi Priftit:

Per gjithcka dhe per c’do gje…!! E ndoqet emisionin e mbasdites te Rudina Magjistari ne Klan? A mund te me thote dikush, – ky vend qe quhet Shqiperi, nuk ka muzikante dhe kritike arti per te vleresuar muziken Shqiptare? Une e di qe ka shume, por jane te papune…!!! Pothuaj nuk i ftojne per te folur dhe diskutuar..!!! Si ka mundesi qe c’do opinion apo “kritike” do ta bejne vetem gazetaret e portaleve…!!!! Flasin per produksionet.. sikur te ishin karamelka… njohes te notave, melodise, poezise, harmonise, ritmeve, teknikes, interpretimit dhe “fuqise se mbinatyrshme” talentit.., njohes te instrumentave…, gjendjes, llojit, ndijesise.. miksimeve, masterizimeve… etj… !! Askush prej tyre nuk ka asnje vit studimi te vertete rreth muzikes dhe kritikes muzikore. Nuk behet fjale per studime shumevjecare qe kerkon MUZIKA! Une qe po shkruaj kete status kam bere 16 vjet studime, gjithe jeten me muzike dhe e kam shume te veshtire, ose jam shume i kujdesshem ne opinionet e mia kritike. Keta flasin per stonimet e pafundme “me pelqejne stonimet e shumta, sepse tregojne qe kendohet live…” Me vjen shume keq, qe sonte diskutohej nje festival muzike dhe ne kete panel nuk ndodhej asnje muzikant apo kritik arti! Disa nga keta gazetare i vleresoj per programet e tyre personale, por nuk mund te pajtohem kurre me ndikimin e tyre ne audience publike, ANALITIKE dhe NDIKIMIT te drejtperdrejte te publikut ne kete vorbull shijesh…! Natyrisht, mendimin e tyre do e rrespektoja si mendim te lire, por nuk kane vend fare per analize artistike. Si munden dhe marrin kurajon te flasin per gjithcka… per c’do gje..!Politike, Art… per gjithcka… per c’do gje…! Vetem ketu ndodhin keto “akrobacira” mediatike…!

Se pari (me gjithe respektin qe kam) mendoj se ishte nje perzgjedhje e keqe e vete moderatores per kete analize.”

Por nuk ka munguar pas këtij statusi edhe reagimi i vetë Rudinës, e cila, sqaron se paneli nuk ishte aty për të kritikuar muzikën dhe këngëtarët, por thjesht ishte një bisedë miqësore mbi përshtypjet personale të gjithsecilit. Ndër të tjera, Rudina i thotë Stefit se nuk k apse shqetësohet për sa kohë për të matës dhe vlerësues më i mirë është publiku.

Replika e Rudina Magjistarit:

I dashur Stefi, sa per nje shpjegim te vogel, qe ta kuptosh me mire: paneli sot nuk u mblodh per te bere analize muzikore, por thjesht bisede te lire, komente, mbresa, pershtypje per muziken, performancat, spektaklin, veshjet, humorin etj. Te gjithe – i gjithe publiku yne i dashur – , dje dhe sot ne mengjes kane bere te njejten gje, pasi kane pare festivalin. Ka qene tema e dites. Dhe ky ishte qellimi, te sillnim te njejten atmosfere, ate te komenteve miqesore, qe mund te beje kushdo, por me gazetare dhe opinioniste, qe kane vite ne shoëbiz, njerez te specializuar te fjales dhe te sprovuar te stilit – pa harruar aspak kengetaren Orgesa Zaimi, si pjese te panelit. Jo vetem ata qe kane diplome ne muzike jane ne gjendje te kuptojne, kur dikush stonon, mos e harro kete. Apo kur dikush s’e ka kete vit kengen, ne nivelin e viteve te kaluara. Dhe te ftuarit ne panel kane te drejte te japin mendimin e tyre personal. Nderkohe qe vleresimi zyrtar s’ka lidhje fare me teleshikuesit, perkundrazi me siguri duhet te ishte realizuar tashme mes kengetaresh ne Pallatin e Kongreseve. Sa i perket vleresimit te Publikut, ai degjon gjithmone zemren e vet dhe ti e di mire kete, ndaj s’duhet te shqetesohesh. Edhe nje here, nuk ishte fare ne qellimin e programit te analizonte teknikisht muziken, por te shijonim bisedat miqesore, apo edhe komentet pickuese, pa influencuar askend, por me deshiren e mire per te argetuar dhe per te zgjatuar debatin e dites.