.

Publikon foto nga varri i mikut të ndjerë dhe bën një premtim: Për ty do e ngre kupën në Këngën Magjike

Sot është finalja e madhe e edicionit të 19 të këngës Magjike ndaj shumica e këngëtarëve kanë ngjallur reagime të ndryshme.Disa kanë shprehur mërzitjen që nuk do të jenë pjesë e saj, disa të tjerë kanë akuzuar që ishte e padrejtë mospjesëmarrja e tyre në finale.Ndërkohë reperi i njohur Stresi ka publikuar një foto ku i premton dicka mikut të tij të ndjerë.
Këngëtari shfaqet tek varri i mikut të tij të ndjerë, ku dhe i bën një premtim. “Erdha të vizitoj gjaku im dhe për ty do e ngre kupën sonte vetëm sonte urimi jot do më mungojë përjetësisht”, ka shkruar Stresi.

Reperi është prezantuar me këngën ‘Sa her e don” një bashkëpunim me Anxhelo Koçi dhe Flor Bana.