.

Për herë të parë, Çiljeta Xhilaga jashtë finales së ‘Kënga Magjike 2017’!

Për herë të parë nga të gjithë konkurrimet e saj në festivalin e ‘Këngës Magjike’, Çiljeta kësaj here  nuk ka mundur të jetë pjesë e finales së madhe. Votat e këngëtarëve kolegë duket se nuk kanë mjaftuar për ta sjellë Çiljetën sërish sot në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Edhe pse me performancën dhe efektet skenike arriti të dallonte, për herë të parë pas shumë vitesh konkurrim tek “Kënga Magjike”, Çiljeta nuk mundi të performonte në natën finale. Ishte hera e parë që Çiljeta konkurroi live tek “Kënga Magjike”.

Çiljeta rikthehet në këtë festival pas tre vitesh që nga Kënga Magjike 2014, kur konkurroi me këngën “Nuk e di pse më do”dhe u vlerësua me Çmimin e Internetit.

Këtë vit arritën të hynin për herë të parë në finale Aurel Thëllimi dhe Blerina Braka. Të dy kanë konkurruar disa herë, por kanë kaluar deri në fazën gjysmë-finale.

Thëllimi konkurroi me këngën “E Diel” me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Anxhela Peristerit, që arriti të mblidhte pikët e duhura nga votimi i këngëtarëve. Kurse Blerina Braka konkurroi me “Mirupafshim Dashuri” me melodi të Kledi Bahitit dhe tekst të shkruar prej saj dhe Aurel Thëllimit.