.

Nuk u kualifikua në Miss Universe, flet bukuroshja shqiptare: “Shqipëria nuk paguan mjaftueshëm për t’u futur!”

Ashtu siç mund ta keni kuptuar nga rrjetet sociale në javën e kaluar, në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mbajtur konkursi i bukurisë, Miss Universe.

Sigurisht, pjesëmarrëse ishte edhe Shqipëria, e cila është përfaqësuar nga bukuroshja 19 vjeçare, Blerta Leka. Ama, edhe këtë vit vendi ynë nuk mundi të siguronte një biletë të paktën për në Top 10-ëshe.

E ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, Blerta ka rrëfyer arsyet se pse nuk arriti të kualifikohet në Miss Universe.

“Ka disa kategori, 16-ëshe, 10-ëshe, 5-ëshe, 3-she dhe 1-she. e unë s’u futa në asnjërën nga këto”, – shprehet Blerta. “Nuk varet çdo gjë nga unë. Nga unë varet vetëm aftësia nga përgatitja në prova. Pjesa tjetër është pak gjeopolitikë. Nëse vendet e tjetra kanë pagesë 100 mijë euro, ne paguajmë shumë pak. Normal që ato do i japin më shumë vëmendje atyre që paguajën më shumë.”. /Blitz.al/