.

Ngeli jashtë finales, këngëtarja publikon votat dhe u dërgon një mesazh kolegëve që nuk e votuan

Nata finale e Këngës Magjike, që do të mbahet sonte në Pallatin e Kongreseve, ka qenë e mërzitshme për shumë artistë që e kanë prekur edhe më herët këtë magji, por edhe për shumë të tjerë të rikthyer apo debutues të rinj.

Por disa emra të njohur kanë mbetur jashtë finales së madhe. Pas Evi Reçit, Klejti Mahmutajt, edhe Rovena Stefa ka shprehur zhgënjimin e saj për mënyrën e votimit që vit pas viti po zgjon debate mes artistëve.

Duke falënderuar të gjithë miqtë dhe fansat që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, Rovena ka guxuar edhe më shumë. Ajo ka postuar edhe votat e saj pak orë para finales, duke theksuar se mënyra e saj e votimit ka qenë nisur nga vlerat artistike dhe jo në bazë të shoqërisë.

Postimi i plotë:

“Votat e mia për finalen sonte:

30 pike -Anxhela Peristeri

26 pike—Samanta

24 pike—Klint Collaku

22 pike —Elhaida

21 pike —Fifi

“Arsyeja pse i votova keta kengetare eshte qe i vleresova kenget dhe interpretimet e tyre ne baze te vlerave artistike dhe jo ne baze te shoqerise me ta. Votova pa u bere pjese e grupeve te interesave sic do ta vereni pas festivalit te te tjeret. Nuk kam asgje kunder Festivalit “Kenga Magjike”, e respektoj dhe e dua shume Arditin, por vit pas viti po vertetohet qe ngelen pa u votuar plot kenge qe pelqehen ne mase nga papergjegjshmeria e pjesemarresve,” përfundon këngëtarja./360grade.al

6e7829bc7caa4e13bf08f840d2fa7aaa.jpg

 

Screenshot_30.jpg