.

Luana shfaqet me të njëjtin fustan si të Beyonces, Ka kopjuar apo rastësi?!

Moderatorja e njohur e Top channel, Luana Vjollca ka publikuar në instagram spotin e radhës së emisionit të saj ‘Shiko kush Luan’.
Por ajo që vihet re është se fustani që ka veshur Luana është i ngjashëm me atë që ka veshur diva e muzikës Beyonce.
Me siguri teksa ka parë gjithë komentet vërdallë që e kanë shënjestruar se pse ka kopjuar, Luana e ka parë të nevojshme të bëjë një sqarim. Ajo ka postuar një foto dhe ka shkruar: “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj Beyonce! P.S: kjo foto është bërë 10 ditë më parë” – ka shkruar Luana.
Dhe në fakt ka qenë me të vërtetë koinçidencë.Beyonce kishte publikuar foton me fustan të zi me rripa ngjyrë ari vetëm mbrëjmen e djeshme.