.

Është zënë me Flori Mumajesin? Evi Reçi tregon arsyen pse nuk bashkëpunon më me të

Pas një shkëputjeje prej 8 vitesh nga skena e “Këngës Magjike”, Elvi Reçi është rikthyer sërisht.
Kësaj here ka vendosur të vijë me një baladë me tinguj indianë e titulluar “Dorëzohu”.
Shumicën e këngëve të saj, Elvi i ka pasur të kompozuara nga Florian Mumajesi.
Hitet e saj, “I ngjan asaj”, “Jemi të dy”, “Limonadë”, etj të krijuara nga kantautori kanë mbetur ende në memorien e publikut.
Megjithatë në projektet e fundit ajo ka vendosur të bashkëpunojë me kompozitorë të tjerë.

E pyetur në emisionin” Lart e poshtë” nga gazetari Eraldo Rexho nëse ka pasur ndonjë keqkuptim mes tyre duke qënë se nuk po bashkëpunon, Elvi Reçi e kundërshton hipotezën e tij.
” Nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe Florit, por ne këngëtarët lëvizim shumë dhe në të ardhmen mund të bëj prapë një këngë me të”, tha Evi.