.

‘E ke bërë me vëllain tënd?’ Si i përgjigjet Rita Petro moderatorit

Poetja e përfolur për poezinë e saj për incestin, ka qenë e pranishme në emisionin “Zonë e lirë” ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh nga moderatori Arjan Cani. Rita Petro ka treguar gjithashtu se si e koncepton ajo poezinë duke theksuar se njerëzit e kanë keqkuptuar.
Pyetja e parë e Çanit për Petron ishte: “Mos ndoshta Rita Petro kjo gjë ka ndodhur në jetën tënde? Mos ndoshta ke një vëlla dhe ke pasur këtë dëshirë? Mos ndoshta e ke bërë me vëllain tënd?”
“Shumë pyetje e bukur”, tha Petro. “Unë nuk kam vëlla po edhe sikur të kisha do ta shkruaja poezinë, kam adhurim babain tim. Jam rritur në një familje të lirë në mendime. Familja është bërthama e parë ku njeriu ndjen impulset e para. Mënyra se si thith fëmija gjinjtë e nënës është mëkati i parë inçestual. Në fund të fundit dihet lidhja e babait me vajzën dhe e djalit me nënën”, ka thënë poetja.