.

Doni të dini se sa paguhet Erion Isai tek “Kënga Magjike”? E zbulon vet aktori

Një veçanti e “Kënga Magjike” këtë vit është fakti që Ardit Gjebrea ka përkrah, jo një prezantuese, siç ka ndodhur ndër vite, por dy aktorë humori, Bes Kallakun dhe Erion Isain të cilët në këto dy mbrëmje gjysmëfinale që janë transmetuar, i kanë dhënë më shumë gjallëri spektaklit me batutat e tyre të humorit.

Në një intervistë për “Thumb”, Isai është pyetur nëse ai paguhet njësoj me prezantuesit e tjerë të spektaklit dhe përgjigja e tij ishte: “Nuk e dimë sa paguhet njëri e tjetri, por paguhemi shuuumë mirë”.

Sonte në mbrëmje është finalja e madhe e “Kënga Magjike” ku me padurim pritet të shpallet fituesi i edicionit të 19-të. Një mbrëmje plot surpriza, emocione dhe sigurisht humori që nuk do mungojë nga Besi dhe Erioni.