.

Marsela Çibukaj prezanton djalin që i rrëmbeu zemrën: Kur të vijë momenti do t’ju sjell llokumet

Këngëtarja e ‘The voice’ Marsela Çibukaj ka dashur gjithmonë që ta mbajë jetën e saj jashtë vëmendjes mediatike.Megjithatë një foto e publikuar pak muaj më parë në instagram ka shfaqur komente dhe hipoteza të shumta për statusin e saj.
Marsela shfaqej krah një mashkulli shumë simpatik na ka lënë të kuptojmë se në fakt këngëtarja na kishte prezantuar të dashurin e saj.
E ftuar në “Pop Culture” Marsela ka treguar më në fund identitetin e djalit edhe pse nuk e ka quajtur një të dashur por “një shok shumë i mirë i saj”.
Nga sa la të kuptohet ai është një djalë italian, jetopn në Romë dhe merret me muzikë. “Ky është Emanuele dhe është një shoku im shumë i ngushtë. Kemi shumë vite që njihemi, është këngëtar një poet underground i muzikës në Romë. Kur të vij momenti do t’ju sjellë llokumet. Kemi akoma kohë, e kemi lënë për këto propozimet”- thotë Marsela duke qeshur.