.

Reagon Rita Petro pas debatit për poezinë: Është keqkuptuar, duhet të lexojnë nëntekstin

Shkrimtarja Rita Petro para disa ditësh ka publikuar një poezi ku ajo shprehte dëshirën për të kryer incest me të vëllain. Por kjo poezi shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale ku shumë ju vunë kundër.
Rita Petro në një reagim ka thënë se poezia e saj është keqkuptuar.
“Kjo është një poezi që Denisi dhe shumë të tjerë i kanë lexuar vetëm pjesën e dukshme. Kur të lexojnë nëntekstin, se poezia ka nëntekst, mbase do jetë vonë po më mirë vonë se kurrë”, tha ajo për Newsbomb.al.

E pyetur se cili është nënteksti i kësaj poezie, Rita tha se e ka shumë të vështirë të interperpretojë ato që ndjen.

“Nuk ka asnjë lidhje me dukurinë e incestin, lidhja e një vajze me një baba është shumë biologjike, është shumë instiktive, ka lidhje me psikoanalizën, me instiktin e njeriut, me edukimin seksual.

Njihet lidhja e nënës me djalin apo babain e vajzën. Ashtu e kam ndjerë dhe kam guxuar ta them atë që ndjej”, thotë Rita Petro.

“Siç u morën me vrimën, u morën dhe me incestin po nuk ka ndodhur një fakt, është një poezi.

Ngatërrimi i të përditshmes me poezinë është shqetësues. Njerëzit kanë nevojë të edukohen me leximin e poezisë ndryshe”, shton më tej Petro, ndërsa sjell si shembuj edhe tekstet e bandave të rrokut, që siç u shpreh ajo, qysh herët kanë bërë revulucion.