.

Erdogan vizitë historike në Greqi, shikoni si e presin presidentin turk

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka filluar një vizitë historike në Greqi ditën e sotme. Përveç mbrojtjes me 200 truproja, policia greke gjithashtu do të vendosë 2800 oficerë për të marrë pjesë në një operacion të sigurisë së nivelit presidencial të SHBA-së për të mbrojtur Erdoganin. Dy avionë F-16 shoqëruan turkun gjatë udhëtimit të tij në Greqi.
Erdogan është ftuar nga homologu i tij grek Prokopis Pavlopoulos, të cilin do ta takojë rreth orës 12, pasi të vendosë një kurorë me lule në monumentin e “Ushtarit të panjohur” para Parlamentit grek.
Më pas, rreth orës 13:30 ai do të takohet me kryeministrin Tsipras, me të cilin do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi pak para orës 15. “Kjo vizitë është një mundësi për të bërë hapa përpara në miqësinë midis dy vendeve”, ka deklaruar kryeministri Tsipras.

“Ne po marrim çdo masë të nevojshme,” thë për The Guardian, ministri i rendit publik grek, Nikos Toskas. “Siguria do të jetë e një niveli të ngjashëm me atë të vizitës së Barck Obamës, çdo detaj është planifikuar”.

Vizita historike dy-ditore është udhëtimi i parë zyrtar që një kreu i shtetit turk i ka bërë Greqisë. Njësitë e posaçme të forcave Elite, duke përfshirë 200 komando dhe specialistë për shkatërrimin e bombave, janë dërguar në një operacion mbikëqyrjeje që do të shohin snajperë të vendosur në shumë ndërtesa përgjatë rrugëve ku do të kalojë udhëheqësi turk.

Vizita e Erdogan vjen pas arrestimeve në Athinë të 9 shtetasve turq të akuzuar këtë javë si anëtarë të DHKP-C, një grup militant marksist që ka marrë përgjegjësinë për disa nga shpërthimet kamikazë në Turqi.