.

Meta takon Romano Prodin, zbardhet çfarë i ka propozuar ish kryeministri i Italisë

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi është në një vizitë zyrtare në Tiranë dhe e ka nisur këtë mëngjes me Presidentin Ilir Meta.
Dy zyrtarët kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë.
Meta e ka konsideruar si të drejtë propozimin për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve.
“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë.
I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve”, ka shkruar presidenti në faqen e tij në Facebook.