.

KQZ mblidhet për të zëvendësuar deputetin e PDIU, Ja kush e merr mandatin

Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të PDIU-së, Bujar Muço, KQZ i ka dhënë mandatin sot kandidates që është pas tij në listën e PDIU në Elbasan. Ajo është Elena Xhina.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
“Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet” ,Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina.
– “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit, nga listat shumemërore për Këshillin Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotesimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë, si më poshtë:
1. Qarku Tiranë, Bashkia Tiranë, z. Enis Hoxha.
2. Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Prandvera Vukelaj.