.

Humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta ylli i muzikës rock në Francë

Këngëtari më i njohur i muzikës rock në Francë, Johnny Hallyday, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur bashkëshortja e këngëtarit të njohur.

Francezët e kanë quajt thjesht “Xhoni ynë” dhe me muzikën e tij ai ka shitur më tepër se 100 milionë albume dhe ka mbajtur më se 50 turne madhore, prej vitit 1960, kur e kishte koncertin e tij të parë profesional.