.

Rama takon Mogerinin: Më shumë rezultate pozitive për integrimin e vendit drejt BE

Kryeministri Edi Rama,  në samitin e Brukselit, wshtw takuar me Shefen e Politikave të Jashtme të BE, Frederica Mogherini.

Kjo e fundit në një deklaratë para mediave theksoi se ishte e lumtur që po diskutonte me kryeministrin Rama për integrimin e Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se ishte krenar që shkonte në Bruksel me shumë rezultate sa i takon plotësimit të kushteve për integrimit të vendit drejt BE, në mënyrë që të çelen sa më shpejt negociatat.

“Është kënaqësi që vij e ju takoj, veçanërisht që tani po presim për të pasur një rezultat pozitiv për përpjekjet e përbashkëta për nisjen e bisedimeve. Jam shumë krenar se vijmë me shumë rezultate dhe jam i sigurt që do vijmë me më shumë rezultate.”, tha ai.