.

Pjesë në listën e zezë të Ramës, ish drejtori merr post të rëndësishëm

Megjithëse ishte pjesë e listës me 101 emra për të cilët sipas Ramës ka patur ankesa nga qytetarët, ish drejtori i hipotekës emërohet tashmë me një tjetër detyrë.
Pas largimit nga hipoteka, Ani Dyrmishi është emëruar në një post të rëndësishëm duke marrë detyrën e drejtorit të Hekurudhës shqiptare.
Në këtë detyrë ai zëvendëson Ilir Dashin i cili ishte përfaqësues i LSI.
Ky është rasti i dytë që një ish zyrtar vendoset në një detyrë të rëndësishme pavarësisht faktit që është pjesë e listës së zezë.
Kujtojmë se kështu ka ndodhur edhe me ish-drejtoreshën e spitalit të Vlorës, pjesë e listës së zezë, e cila mori detyrë të rëndësishme në Bashkinë e Vlorës.