.

Kënga e Dua Lipës mposht ‘’Despaciton’’ dhe rrëmben vendin e parë

Prestigjiozja “Time” ka renditur top 10 këngët më të mira të muzikës botërore përgjatë vitit 2017. Edhe pse “Despacito”, e cila u kthye për disa kohë në një hit botëror është konsideruar favorite për vendin e parë, nuk ka mundur të pozicionohet më lartë se vendi i tretë.Vendi i  parë është dominuar nga Dua Lipa, e cila ka pushtuar zemrat e të gjithëve me “New Rules”.

“Asnjë vit nuk ka pasur nevojë për rregulla të reja sikurse viti 2017 dhe këngëtarja e lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër vendosi pikërisht rregulla të reja me hitin viral që ishte në kokën e të gjithëve”, shkruhet në vlerësimin e revistës ‘’Time’’.