.

(Video) Habit portieri i Torinos, godet më mirë se Messi

Torino fitoi pastër mbrëmë me rezultatin 2-0 përballë Carpri-t në Kupën e Italisë falë golave të Belloti-t dhe Diego Falque. Përveç rezultatit në këtë takim u evidentua edhe një episod jo fort i zakonshëm në futboll.
Në minutën e 93-të të takimit Torino fiton një goditje dënimi dhe ekzekutimin e merr përsipër portieri Vanja Milinkoviç-Saviç.
Në fillim u duk si një skenë qesharake, por nga 30-metra largësi, portieri i Torinos përsëriti në ekzekutim yllin portugez të Realit, Kristiano Ronaldon. Goditja e tij është ndalur vetëm nga traversa, ndërsa fati i ka mohuar një nga golat që do të mbahej mend shumë gjatë në historinë e futbollit.
Ndoshta kjo goditja nuk është edhe aq rastësore pasi Vanja Milinkoviç-Saviç, portieri i dytë i Torinos, është i vëllai i yllit të Lacios Milinkoviç-Saviç i cili po kërkohet nga shumë skuadra në Europë.

https://www.youtube.com/watch?v=N-A4BDvBCRo