.

Permbytjet,Ministria e Arsimit vendos nderprejen e mesimit

Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit per diten e neserme per shkak te motit te keq qe ka perfshire te gjithe vendin dhe pritet te perkeqesohet ne oret ne vijim.

NJOFTIMI:

Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e rreshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.