.

Përmbytet nënstacioni i Kasharit, gjysma e Tiranës pa drita.Ushtria në aksion për të larguar ujin nga autostrada

Moti i keq me reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme në shumë zona. Problematike paraqitet dhe situata në  nënstacionin e Kasharit duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.

Si pasojë e këtij problemi aktualisht janë pa energji elektrike Kombinati, Kamza dhe Lapraka.

Gjithashtu reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.

Autostrada vijon që të jetë e bllokuar prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë edhe ushtria. Tre motorrpompa të komandës mbështetëse mbërritën në afersi të kthesës se Rinasit për të larguar ujin.

 

Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.

Por me të marrë sinjalizimin, Policia Rrugore ka ndërhyrë, duke devijuar lëvizjen. Edhe pse shi, policët ndodhen në vend duke punuar për normalizimin e situatës, pasi trafiku në autostradë ka kapur radhë kilometrike.

Policët të veshur me mushama jeshile iu bëjnë shenjë drejtuesve të kalojnë në rrugët dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji.

BW