.

Kaos në vend nga moti i keq, përmbytet autostrada Tiranë-Durrës, evakuohen disa familje

Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit nga reshjet e dendura të shiut 3 familje  janë evakuuar në Fshatin Risili. Lumi i Shushicës mësohet se ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë rrezikuar 3 shtëpitë e familjeve.

 Përkeqësimi i motit, përmbytet autostrada Tiranë – Durrës

 Update/ Reshje e mëdha dhe të pa ndaluara gjatë gjithë ditës kanë sjellë edhe përmbytjen e autostradës Tiranë – Durrës. Siç shihet në foton e siguruar nga opinion.al uji ka vërshuar në të gjithë autostradën Disa automjete raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera në trafik mbeten të rrezikuara. Drejtuesit e mjeteve apelojnë për ndihmë nga Emergejncat Civile pasi situata po agravon.

d396fde8-952c-45f1-9809-733f206e3e20-1024x576

Përkeqësimi i motit/ Rrëshket stogu i kromit, Bulqiza mbetet pa ujë të pijshëm

Update/ Reshjet e mëdha në të gjithë vendin kanë dhënë edhe efektet e para negative. Pas dëmtimit të çatisë në spitalit në Pukë, si pasojë e motit Bulqiza rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm.

Një sasi stogu kromi ka rrëshqitur në zonën D në Bulqizë cka ka sjellë rrezik në tubacionin e ujit të pijshëm. Ky ishte tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm.

Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikshme ndaj rrëshqitjeve.

Menjehere kane mberritur prane defektit edhe punonjesit e ujesjellesit te Bulqizes, por sipas tyre eshte e pamundur per te nderhyre pasi zona krijon rrezikshmeri.

Përkeqësimi i motit, dëmtohet çatia e spitalit të Pukës

Çatia e spitalit të Pukës është dëmtuar ditën e sotme. Sipas informacioneve çatia është dëmtuar në masën 60%. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.