.

FOTO/ U kap me 2.7 ton drogë, ky është vlonjati që drejtonte grupin kriminal

Policia italiane ka shkatërruar dje një tjetër organizatë kriminale nga qyteti i Vlorës, të specializuar për trafikun e marijuanës drejt vendit fqinj. Karabinjerët nga qyteti i Breshias në veri të Italisë, arrestuan me urdhër të prokurorisë, 9 shqiptarë dhe 4 italianë të përfshirë në trafik.

Në krye të organizatës së trafikut të drogës që u shkatërrua dje në Breshia të Italisë ndodhej 38-vjeçari shqiptar Neroid Shuhani krahu i djathtë i të cilit hetuesit dyshojnë se ishte femra 51-vjeçare breshiane Daniela Boniotti, e cila ndër të tjera ishte ish e dashura e Bracchi-t dhe administratore e “bar Giardino”.

Boniotti ndodhej shpesh përkrah Shuhani edhe kur “boss”-i zhvendosej, kryesisht në Holandë, për të diskutuar dhe për të çuar deri ën fund shit-blerjet e drogës. Mes krerëve të organizatës kriminale ishte edhe Luan Shuhani, vëllai i boss-it, si dhe Robert Kasemi, që ishte nipi i tij.

Dyshohet se kjo organizatë ka transportuar drogë nëpërmjet një peshkarexhe e nisur më 26 dhjetor 2016 nga Shqipëria dhe u shkarkua 3 ditë më vonë në Itali. Sasia e drogës së transportuar ishte 2.7 ton marijuanë e presuar, e cila më pas u sekuestrua më 30 dhjetor në qytetin Artena afër Romës.