.

(Video) Dalin pamjet e operacionit, ja si u ndoq dhe u ndalua gomonia me 1.6 ton kanabis e nisur nga Shqipëria

https://www.youtube.com/watch?v=yIjr7M0Kbq8

Rreth 3 ditë nga kapja e gomones të nisur nga Himara me 1,6 ton drogë , televizioni grek ‘Skai’ ka publikuar pamje nga operacioni si dhe gomonia luksoze me të cilën po transportohej droga. Në pamjet e publikuara shihet gomonia rreth 12 metra e gjatë dhe e pajisur me 3 motorë të fuqishëm.

Gjithashtu në pamjet e publikuara nga televizioni grek shihen qartë edhe shenjat e plumbave në gomone, të qëlluar nga snajperët e policisë greke. Media greke bën edhe hartën e trafikut të drogës si dhe itinerarin që ka ndjekur gomonia e nisur nga Himara. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes të cilëve disa shqiptarë.