.

Vdes ish gjenerali kroat, piu helm në sallën e gjyqit (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=2lMS3Bz5xg4

Slobodan Praljak,  ish-gjeneral  i luftës së Bosnjes piu helm gjatë seancës së sotme në Gjyqin e Hagës pasi gjyqtari konformoi dënimin e tij me 20 vite burg. Vetëm pak orë më pas, Slobodan Praljak  ka ndërruar jetë në spital. Slobodan Praljak  ishte një prej gjashtë udhëheqësve kroato-boshnjakë ushtarakë dhe politikë që ndodheshin përpara gjykatës.

Ai kishte apeluar dënimin me 20 vjet burg të vitit 2013 për krimet në Lindje të Mostarit.

Vendimi i sotëm në gjyqin e apelit konfirmoi vendimin e mëparshëm me 20 vjet burgosje. Reuters raportoi se Praljak ngriti kokën teksa po dëgjonte verdiktin dhe nisi të pinte diçka nga një shishe ose gotë e vogël.

72-vjeçari Slobodan Prajlak, gjatë luftës së Bosnje Hercegovinë  (1992-1995) komandoi forcat e armatosura të kroato-boshnjakëve.