.

Përkeqësimi i motit: Ja orët me reshje intensive dhe qytetet me risk te larte permbytjeje

Sinoptikanët paralajmërojnë se ditën e sotme do të ketë reshje të dendura shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.

 

moti-3-298x186

Kreu i emergjencave civile Shemsi Prençi, ka deklaruar per Report tv se reshjet e shiut do te zgjasin edhe për 3 ditët në vijim, ndërsa paralajmëron se sonte në darkë do të ketë reshje më intensive të shiut.

Edhe Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash për përballimin e problematikave që mund të shfaqen gjatë ditës së sotme, dhe  u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mbrëmjen e sotme kur pritet që intensiteti i reshjeve të jetë më i lartë se zakonisht, të shmangin qarkullimin e panevojshëm.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Sipas institutit te gjeoshkencave , përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

harta

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.

Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet.

Sipas parashikimit, efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

RESHJE

Sot (e mërkurë, dt.29) priten reshje në të gjithë territorin kryesisht pasdite dhe gjatë natës.

TEMPERATURAT

Sot (e mërkurë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 °C / 12 °C

në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C

në vendet malore: -6 °C / 6 °C.

ERA

Sot (dt.28) pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin.

BW.