.

Kina merr vendimin ‘shkatërrimtar’ për Korenë e Veriut: Ndalohet tregtia mes vendeve

Kina ka vendosur të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut, deri sa vendi të heqë dorë nga programi bërthamor. Kështu njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze. Ai theksoi se Ura 80-vjeçare e Tregtisë dhe Miqësisë mes Kinës dhe Koresë së Veriut do të mbyllet në fillim të muajit dhjetor.

Kjo urë 80-vjeçare është rruga kryesore tregtare e Kinës me Korenë e Veriut dhe furnizon vendin komunist të Kim Jong UN me deri 80 për qind të mallrave të saj.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe shtetit koreano-verior janë tensionuar së fundmi, për shkak të sanksioneve të Kinës ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut. Kjo masë mendohet se është marrë nga Kina që Peniani të ndalë testet bërthamore.

Analistët e shohin këtë vendim të Kinës si të ndikuar nga turi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në turin aziatik. Së fundmi Pekini ka rritur presionet ekonomike ndaj regjimit të Kim Jong Un.

Disa ditë më parë, kompania e fluturimeve, Air China suspendoi fluturimet nga Pekini drejt Penianit. Ndërsa muajin e kaluar, lideri koreanoverior, Kim Jong Un urdhëroi të gjithë qytetarët që punonin në Kinë, që të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

lapsi