.

Qellohet mbi agjentin e komisariatit nr 1. I plagosuri drejt spitalit te traumes.Nuk dihen shkaqet e konfliktit.

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Efektivi quhet Ermal Bregu dhe eshte agjent i komisariatit numer 1. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 të mbrëmjes së sotme pranë ish Parkut të Autobusëve.

“BalkanWeb” mëson se i plagosuri ka debatuar me dy banore te lagjes dhe ne konflikt e siper nje prej tyre ka qelluar me arme zjarri. Nuk dihen ende rrethanat e plota te ngjarjes dhe shkaqet e konfliktit .Efektivi i cili banon ne kete zone  është transportuar në spitalin e Traumes.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave