.

Nicole Scherzinger: Lewis ishte një mashkull egoist

Nicole Scherzinger ka “goditur” ish të dashurin e saj Lewis Hamilton në një intervistë të dhënë së fundmi. E pyetur për të ajo ka thënë se Hamilton ka qenë shumë egoist gjatë marrëdhënies së tyre.

Pas lidhjes 7-vjeçare, Nicole ka qenë shumë e zhgënjyer pasi nuk ka marrë mbrapsht atë që ka dhënë.“Si gra, ne priremi ta duam personin tjetër dhe të japim gjithçka për të, por ndonjëherë personi tjetër është shumë egoist dhe mendon vetëm për veten e tij”.- ka thënë këngëtarja.