.

Zaimina Vasjari më në fund dorëzohet, tregon barkun e rrumbullakosur

Shtatzënia e saj u kthye në temën më të përfolur në mediat online për shkak se vetë këngëtarja vazhdonte publikonte fotografi që nuk dukeshin shumë të zakonshme nga një grua shtatzënë.

Kjo i bënte edhe  më shumë konfuzë ndjekësit e saj të cilët mezi po prisnin të shihni barkun e rrumbullakosur të 30-vjeçares. Por këtë herë, teksa ka postuar sërish një foto profesionale, Zaimina e lë të duket qartësisht barku i rrumbullakosur. Ajo paraqitet me një fustan ngjyrë blu dhe me një të çarë të lartë, që nuk i lë pa treguar edhe hiret femërore.