.

Vjen humbja e parë e Hejnkesit, Mynshenglabah shokon Bajernin

Pas 5 fitoresh radhazi në kampionat, Bajerni i Mynihut ka pësuar ditën e sotme humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Jup Hejnkes. Kampionët e Gjermanisë u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Mynshenglabah, duke mbajtur të hapur kampionatin, me vetëm 3 pikë diferencë nga vendi i dytë, Lajpcig.

Vendasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë brenda 5 minutave. Thorgan Hazard në minutën e 39-të dhe Ginter në minutën e 44-t ishin autorët e golave për Mynshenglabah.

Arturo Vidal provoi ta rihapte takimin me golin e tij në minutën e 74-t, por vetëm kaq. Me humbjen e sotme bavarezët ngelen në kuotën e 29-t pikëve dhe kjo ishte humbja e dytë që ka fillimi i kampionatit. Një ecuri mjaft të mirë është duke kaluar dhe skuadra e Mynshenglabah, e cila ndodhet në vendin e 4-t me 5 pikë më pak se kryesuesit.